Përshkrimi
Në përkujdesjen parësore të pacientëve, procesi i diagnostikimit fillon me marrjen e anamnezës dhe ekzaminimin trupor (ekzaminimin e kokës dhe qafës, simptomatikën që hetohet drejtpërdrejt me anë të auskultimit tek pacientët e sëmurë nga zemra, mushkëritë apo pleura), të cilat janë metodat themelore që më së paku ngarkojnë pacientin dhe që mundësojnë marrjen e shenjave të para të sëmundjes.
Zotërimi i teknikës së auskultimit lehtësohet shumë nga shembujt e auskultimit dhe të perkusionit që janë të incizuara në audio-CD-në e librit.
Palpimi dhe numërimi i pulsit, matja e tensionit të gjakut, provat funksionale të enëve të gjakut si dhe inspeksioni i abdomenit, po ashtu llogariten në veprimet më të shpeshta të mjekut gjatë ekzaminimit të drejtpërdrejt të pacientit.
|