Ky atlas përmban njohuritë themelore, të cilat duhet të dihen nga farmakologjia, kuptohet shumë lehtë përmes tekstit kompakt e lakonik, dhe konkretizohet përmes 175 ilustrimeve të shkëlqyeshme didaktike.
Katër pjesët kryesore të librit janë të shënuara me ngjyra orientuese, të cilat sigurojnë sistemimin optimal të lëndës:
Pjesa I: farmakologjia e përgjithshme - përfshinë përshkrimin e procesit të krijimit të substancave, të përthithjes, absorbimit, shpërndarjes, largimit dhe mekanizmin molekular të veprimit;
Pjesa II: farmakologjia e sistemeve - me theksin e posaçëm mbi aspektet funksionale dhe terapeutike të një numri shumë të gjerë të barnave;
Pjesa III: terapia e sëmundjeve të veçanta -siç është osteoporoza, infarkti akut i miokardit dhe shumë të tjera.
Pjesa IV: Indeksi i barnave - me listimin e nevojshëm sipas emrit të substancës, emrit gjenerik dhe atij të mbrojtur.