Përshkrimi
Për ndërhyrjet mjekësore në integritetin trupor (edhe hulumtimet invazive, mjekimet medikamentoze, ndërhyrjet dytësore dhe pasuese), kërkohet pëlqimi i pacientit. Pëlqimi ka vlerë vetëm atëherë nëse pacienti kur jep pëlqimin e tij është me vetëdije të plotë dhe e njeh gjendjen e tij shëndetësore.
Për qëllimin e mësipërm, mjeku i sqaron pacientit lidhur me:
-
ndërhyrjen ( mënyra, rëndësia, pasojat e mundshme dhe rreziqet e ndërhyrjes),
-
ndërhyrjet alternative mjekuese që mund të merren parasysh dhe
-
rrethanat individuale të sëmundjes (saktësia e diagnozës, rëndësia e sëmundjeve të njëkohshme dhe të mëhershme, parashikimi i suksesit).
SIP ofron të gjitha informacionet e domosdoshme për pacientin për dhënie valide të pëlqimit përmes 700 fletëve informative të veçanta për çdo ndërhyrje dhe, dokumenton sqarimin e mjekut së bashku me pëlqimin e dhënë nga pacienti për ndërhyrje.
Fletët informative të Sistemit për Informim të Pacientit (SIP) përbëhen nga dy pjesë ndarëse:
1. Pjesa për informim të pacientit dhe
2. Pjesa për dokumentim të sqarimit të mjekut dhe të pëlqimit të pacientit.
Lista e fletëve të gatshme
001. Narkoza dhe/ose anestezia rajonale tek të rriturit
002. Anestezia peridurale/spinale/narkoza për lindje
003. Dhurimi i gjakut dhe i përbërësve të gjakut
004. Transfuzioni i gjakut të huaj
005. OP i gjëndrës tiroide, resekcioni i strumës
006. OP i apendiksit (apendektomia)
007. OP i fshikës së tëmthit (kolecistektomia)
008. OP i hernies femorale/inguinale
009. OP i testikujve të ngelur lart
010. Tomografia kompjuterike - CT
011. Tomografia me rezonancë magnetike - TRM
012. Mamografia - ekzaminimi i gjirit me rëntgen
013. Scintigrafia - hulumtimi mjekësor-nuklear/SPECT
014. Scintigrafia e skeletit
015. Mjekimi i tumoreve me rrezatim nga brenda
016. Endoskopia e rektumit/zorrës së trashë
017. Endoskopia e barkut
018. EKG-ja në sforcim fizik
019. Kateterizimi i zemrës/angiografia koronare
020. Marrja e lëngut nga hapësira e barkut
021. Kimioterapia - trajtimi i rritjeve malinje me barna
022. Terapia me antikoagulantë - i trombozave/embolive
023. Hemodializa/hemofiltrimi - dializa jashtëtrupore
024. Aborti, kyretazhi, abrazioni
025. OP i gjirit të femrës
026. Heqja e mitrës
027. Masat për lehtësimin e lindjes
028. Lindja përmes prerjes cezariane
029. Ekzaminimi me ultrazë gjatë shtatzënisë - eko
030. OP i nervit të komprimuar në dorë/krah
031. Amputimi i gjymtyrëve ose pjesëve të gjymtyrëve
032. OP i variceve të këmbës
033. Mbyllja e variceve të këmbës, sklerozimi i variceve
034. OP i bajameve të qiellzës, dhe heqje të bajames së faringut
035. OP i septumit të hundës
036. OP i polipeve të hundës (polyposis nasi)
037. Terapia me konvulzione elektrike (TKE)
038. Punksioni lumbal - marrja e lëngut nervor
039. OP i glaukomës, OP i kombinuar katarakti/glaukoma
040. OP i kataraktit me vendosje të thjerrës artificiale
041. OP i rrugëve të lotëve
042. Vaksinimi kundër hepatitit A dhe/ose kundër hepatitit B
043. Heqja me operacion i dhëmballës së pjekurisë
044. Korrektura e rrudhave me injektim të toksinës botuline
045. Vendosja e kateterit të fshikës së urinës për kohë më të gjatë
046. OP i rritjes beninje të prostatës - resekcioni transuretral
047. OP i lafshës së ngushtuar, prerja e lafshës
048. OP i shtyllës kurrizore lumbale tek prolapsi i diskut
049. OP bajpas në zemër
050. Refuzimi/përfundimi i mjekimit kundër këshillës së mjekut
051. Prokura për vendime mjekësore
|